21-vjecarja ‘shkatërron’ rekordin botëror të 400m me pengesa në kualifikueset e Olimpiadës (fotot)

28/06/2021 21:19

Sydney McLaughlin nga New Jersey në SHBA, është bërë femra e parë që thyen rekordin botëror të garës së vrapimit 400 metra me pengesa me diferencë mahnitëse.

Deri më herët 21-vjeçarja McLaughlin kishte qene e dyta në botë në këtë kategori, prapa kampiones olimpike në fuqi, Dalilah Muhammad.

Muhammad nisi kualifikueset e djeshme të Lojrave Olimpike në Oregon me një ritëm të frikshëm por McLaughlin e kaloi atë në 100 metrat e fundit të garës. Ajo shënoi kohën  51.90, duke thyer me çerek sekonde rekordin e Muhammad të vendosur në 2019, cka konsiderohet si mase e madhe ne kete kategori.

Muhammad u rendit e dyta dhe të dyja u kualifikuan për garat olimpike. McLaughlin ishte kualifikuar edhe më parë në garat olimpike në Rio në 2016 kur ishte vetëm 16 vjeçe. Ato kanë garuar në temperatura 37 gradë C, kur finalja u shty pasi temperaturat kaluan 42 gradë dhe një prej atleteve i ranë të fikët.

FOTO GALERI
2/4
Deri më herët 21-vjeçarja McLaughlin kishte qene e dyta në botë në këtë kategori, prapa kampiones në fuqi, Dalilah Muhammad.

Top Channel