Serbia nuk do të vendosë kurrë sanksione kundër “mikes së saj Rusisë”, pavarësisht presioneve me të cilat përballet, deklaroi kryetari i parlamentit serb Ivica Dačić.

“ Rusia është aleatja jonë më me influencë përsa i takon mbrojtjes së integritetit tonë territorial dhe sovranitetit për Kosovën”, u shpreh Dacic në çeljen e konferencës “ Rusia në Ballkan- një shikim mbi të ardhmen”.

Që prej 2014-tës, BE-ja ka vendosur sanksione të ndryshme ndaj Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë, por Serbia ka refuzuar të jetë pjesë e tyre. Si vend kandidat për anëtarësim në bllokun europian, prej saj pritet të mbështesë pozicionin e BE-së në çështjet e jashtme, e këtu hyjnë dhe politikat e sanksikneve ndaj Rusisë.

Ligjërisht, detyrimin që t`i bashkohet sanksioneve të bllokut Serbia do të ketë vetëm pasi të bëhet vend anëtar thotë Euractiv. Megjithate, mjaft shtete kandidate përpiqen të ndjekin linjën e saj që përpara anëtarësimit. Dacic foli për presion, por nuk dha detaje.

BE-ja mohon të ketë ushtruar një trysni të tillë. Shtetet e Bashkuara gjithashtu janë të interesuara që Serbia t`i bashkohet politikës së sanksioneve kundër Moskës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA