Pushimet “mposhtin Covidin”/ Turistët rikthehen në rivierën turke!

27/06/2021 19:17

Turistët janë rikthyer në resortën turke të Bodrumit, një destinacion i preferuar dhe luksoz pushimesh, i preferuar edhe nga shumë personazhe të njohur.

Ndonëse numri i vizitorëve është ende larg shifrave të shënuara gjatë sezoneve plot lavdi përpara pandemisë, shpresat janë se më në fund sektori vendas i turizmit mund ta rimarrë tashmë disi veten nga humbjet e mëdha që ka pësuar.

Ahmet Aras, kryebashkiak i Bodrumit: Kemi marrë lajme shumë të mira, shenjat janë premtuese. ka një shtim të numrit të fluturimeve. Lajme pozitive mbërrijnë nga Rusia, e Britania. Gjermania po ashtu është duke i lejuar fluturimet dhe kufijtë me Greqinë po happen. Këto janë të gjithë lëvizje shpresëdhënëse, edhe pse duhet ta themi se rimëkëmbja e plotë e turizmit profesional është tjetër gjë, dhe mund të kërkojë disa vjet.

Iclal Kayaoglu, menaxhere e TAV Milas-Bodrum Terminal: Në 2019-tën, e mbyllëm vitin me pothuajse 4.5 million pasagjerë, një shifër kjo rekord duke përfshirë sigurisht edhe turistët e huaj. Pastaj në 2020-tën, mezi arritëm të prisnim 60% të këtyre pasagjerëve, ose edhe më pak se kaq.

Në rajonin e Antalias, shumë morën frymë lirisht pasi Moska hoqi kufizimet e udhëtimit me Turqinë, ku turizmi përbën një prej elementëve kyçë të ekonomisë.

Gokce Ucarer, menaxhere hoteli: Ne nuk do ta kishim përballuar dot një sezon tjetër humbjesh. Do të rrënoheshim. Ky sezon duhet të hapej me çdo kusht.

Murat Ozbalat, menaxher hoteli në Alania: Kemi qenë të mbyllur për gati 20 muaj. Na gëzoi shumë lajmi për heqjen e kufizimeve të Moskës. gati 80% e klientëve tanë janë rusë. Por në përgjithësi, zbutja e kufizimeve në mbarë Europën na jep shpresa për 2021-shin.

Nga 34.5 miliardë dollarë të ardhura që gjeneroi turizmi në Turqi në 2019-tën, vitin e kaluar ato ranë në rreth 12 miliardë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e ka përsëritur vazhdimisht se ky sezon do të jetë vendimtar për sektorin, di ka mëshuar idesë që të paktën të shfrytëzohet sa më shumë pjesa e dytë e sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA