Qeveria e Maqedonisë së Veriut gradualisht do të nisë ndryshimin e pasaportave. Ndryshimi do të jetë tek emri që ato do të mbajnë.

Nga “Maqedonia” tashmë pasaporta do të mbajë emrin “Maqedonia e Veriut”, në përputhje me emrin e ri kushtetues të vendit dhe dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

Njoftimi u bë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një ligjvënës i opozitës, duke theksuar se transferimi i të dhënave në sistemin e ri është në proces.

“Të dhënat do të transferohen në sistemin e ri të modernizuar dhe pastaj do të fillojë lëshimi i të gjitha dokumenteve që do të harmonizohen me Kushtetutën, me emrin e ri kushtetues”, tha Spasovski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA