Nëse 1 vit me pare te udhëtoje ne kohe pandemia ishte luks, sot nuk është kështu. Harta e linjave ajrore per te udhëtuar jashtë vendit po zgjerohet dita ditës.

Dy shtete te reja europiane iu shtuan listës së vendeve te cilat kane hequr kufizimet per udhëtarët shqiptarë me pasaportë biometrike. Nëse keni plan të kaloni pushimet ne Danimarkë duhet te keni me vete një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA. Ndërsa në Belgjikë udhëtimi mund të bëhet pa asnjë kërkesë, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Të njëjtën lehtësi ku mund të udhëtoni vetëm duke pasur pasaportën me vete ua mundëson edhe Hollanda, pasi nuk ka as kriter testi dhe as vaksine mjafton te plotësoni një formular vete deklarimi ne aeroport. Te udhëtosh drejt Austrisë nuk duhet te harroni keni një maskë, si dhe një certifikate vaksinimi apo një vërtetim qe ju e keni kaluar covidin.

Kalimi në Gjermani bëhet vetëm duke plotësuar tre kushte, test për COVID-19, dëshmi që udhëtari e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Nëse keni vendosur te kaloni pushimet ne Spanje, iu duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.

Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes, PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit. Në pikat e kalimit kufitar lejohet vetëm një numër i vogël atdhetarish me se shumti punonjës sezonal te cilat kane një vërtetim nga punëdhënësi i tyre.

Udhëtimet turistike drejt Italisë nuk janë te mundura edhe per pak kohe ndërkohe drejt Turqisë mjafton te keni me vetëm rezultatin e tamponit, rapitestit ose PCR.

Top Channel