VAR, bëri futbollin më të bukur/ David Ellerau, drejtor i IFAB: Tani ka më pak ndërhyrje të gabuara

26/06/2021 12:10

Euro 2020 mes shumë risive europiani i këtij viti për herë të parë ka implementuar edhe sistemin VAR.

Një sistem sa i kontestuar aq edhe i pranuar nga bota e futbollit. Por për drejtorin teknik të IFAB-it, që është shoqata që vendos rregullat e futbollit, David Elleray dhe një nga ideatorët dhe themeluesit e VAR-it, sot futbolli është më i bukur falë tij.

David Elleray: Që nga momenti i implementimit të VAR-it ka më pak ndërhyrje të gabuara, të dhunshme, sepse lojtarët tashmë e dinë që do të rishihet ai moment, nuk ma më protesta tek gjyqtarët sepse çdo vendim verifikohet edhe me VAR pra me fjalë të tjera atmosfera e futbollit është më e mirë. Eshtë shumë e rëndësishme që titujt apo trofetë, të mos vendosen nga gabimet arbitrare.

Megjithatë nga 36 ndeshje të zhvilluara deri më tani në 12 prej tyre ka ndërhyrë sistemi VAR, duke ndikuar në një farë mënyre edhe në ritmin e lojës.

David Elleray: Në të gjithë botën sistemi VAR ndërhyn çdo tre ndeshje, dhe ndërprerja e lojës është rreth 2 minuta. Do të kemi 4 orë e gjysmë futboll dhe do të humbasim 2 minuta. Ndërkohë për 4 orë e gjysmë futboll ne humbasim 6 deri në 8 minuta për goditje standarde apo 7 deri në 8 minuta për zëvendësime apo dëmtime.

A do të kthehet më në fund në shtëpi trofeu?

David Elleray: Mendoj që trofeu më në fund duhet të kthehet në shtëpi në Angli. Megjithatë në tërësi ky kampionat europian ka treguar një nivel shumë të lartë organizmi nga UEFA. Një frymë sportive shumë e mirë dhe një sjellje e gjyqtarëve dhe ndaj gjyqtarëve shumë e mirë. Ngjarja e tmerrshme që i ndodhi Danimarkës tregoi edhe një herë anën pozitive të futbollit. I gjithë fokusi tani është tek lojtarët, jo tek gjyqtarët jo tek anët negative dhe kjo është diçka shumë e mirë për sportin.

Hungaria na dha një leksion social me mbushjen e stadiumit 100% të kapacitetit.

David Elleray: Futbolli pa tifozët nuk është asgjë. Tifozët tregojnë pasion, tregojnë emocion. Ajo që na tregoi Hungaria në këtë Europian me stadiumin e mbushur është dëshira që bota ka për t’ju rikthyer normalitetit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe në mënyrë sa më të sigurtë.

Top Channel