U njohën në Facebook dhe i hodhën diçka në pije/ Arrestohen dy shqiptarët që përdhunuan për 2 ditë rresht 19 vjeçaren

26/06/2021 20:35

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Greqinë. Sipas policisë greke, dy shtetas shqiptarë 20 dhe 22 vjeç, u arrestuan në ishullin Mikonos, nën akuzën  e përdhunimit të një vajze 19 vjeç, edhe ajo shtetase shqiptare.

Burime policore thanë se viktima ishte njohur me një prej autorëve në rrjetin social Facebook dhe pasi kishin këmbyer për disa ditë mesazhe, kishin vendosur të dilnin në një lokal nate në Athinë.

Prej hetimeve rezultoi se gjatë mbrëmjes argëtuese, i riu i kishte hedhur një lëndë të pa njohur në pije, dhe në vazhdim i kishte kërkuar 19 vjeçares të shkojnë në banesën e tij në zonën Ajo Nikola të Athinës.

Policia greke thotë se në  banesë u gjend edhe personi i dytë i arrestuar dhe pa dëshirën e vajzës, të dy kryen marrëdhënie seksuale me të.

Makthi i viktimës vazhdoi për dy ditë rresht, derisa autorët e braktisën në portin e Pireut, për tu larguar me traget në drejtim të ishullit të Mikonosit ku do të pushonin për disa ditë.

Por 19 vjeçarja i denoncoi dhe sapo ata mbërritën në Mikonos, u vunë në pranga dhe u dërguan në pirë, dhe prej andej në drejtorinë e policisë, ku do t’i dorëzohen drejtësisë me akuza për për përdhunim.

Ngjarja është në vrazhdën e një serie  krimesh seksuale të ndodhura javën e fundit në Greqi, ku në të paktën 3 episode të ndryshme,një shtetase shqiptare 50 vjeç u përdhunuan prej një bullgari 35 vjeç, një shtetase greke u përdhunua prej një shtetasi shqiptar dhe së fundi ngjarja e përdhunimit të një 19 vjeçare prej 2 shtetasve shqiptarë.

Krime për të cilat  shoqëria vendase përveç tronditjes dhe arsyeja përse ndodhin këto krime monstruoze, kërkon edhe dënime maksimale për autorët.

Top Channel