FOTO/ Ja kush janë dy shqiptarët që përdhunuan 19-vjeçaren në Greqi, e braktisën dhe ia mbathën për në ishullin luksoz

27/06/2021 10:00

Mediat greke kanë bërë publike imazhet e dy shqiptarëve që kanë përdhunuar 19-vjeçaren, të cilët e njohën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas vendosën të dilnin.

Njëri prej tyre e takoi në një lokal nate në Athinë, i hodhi diçka në pije dhe e çoi në banesën e tij. Aty ishte dhe personi i dytë  dhe pa dëshirën e vajzës, të dy kryen marrëdhënie seksuale me të.

Makthi i viktimës vazhdoi për dy ditë rresht, derisa autorët 20-vjeçarë, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publik, e braktisën në portin e Pireut, për tu larguar me traget në drejtim të ishullit të Mikonosit ku do të pushonin për disa ditë.

Por 19 vjeçarja i denoncoi dhe sapo ata mbërritën në Mikonos, u vunë në pranga dhe u dërguan në pirë, dhe prej andej në drejtorinë e policisë, ku do t’i dorëzohen drejtësisë me akuza për për përdhunim.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel