Një 42-vjeçar kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.
Policia e Durrësit raporton se arrestimi provizor i 42-vjeçarit nga Gjakova u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Top Channel