Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku ndoqi nga afër punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit.

Sikurse duket edhe nga pamjet shihet se projekti është në zbatim e sipër dhe së shpejti pritet që të nisë puna për tre portet e reja atë Turistik, të Mallërave dhe Peshkatarëve.

Vlorë – Po ecin me ritme të shpejta punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, një hapësirë e re spektakolare publike për qytetin, vizitorët e turistët🌊

Së shpejti nis puna edhe për tre Portet e reja ai Turistik, i Mallrave dhe Porti i Peshkatarëve”, shkruan Rama në përshkrimin shoqërues të videolive.

Top Channel