Ilustrim

Një autobus është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, ndërsa ka rënë zjarr në autobusin e parkuar, në pronësi të shtetasit B.T.

Sipas hetimet paraprake të bëra nga policia dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në automjet.

“Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobusin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel