Jennifer Lopez ‘e mahnitur’ nga i dashuri i rigjetur Ben Affleck, kapen nga kamerat pas darkës romantike (fotot)

26/06/2021 16:08

Megjithse 17 vjet më parë ata anulluan fejesën e tyre, zjarri i dashurisë është rindezur përsëri nga fillimi i vitit.

Jennifer Lopez dukej dje e dashuruar tërësisht me Ben Affleck teksa ndanin momente intime në sediljen e pasme të një makinë, duke u kthyer nga darka romantike në restorantin e Beverly Hills.

Këngëtarja 51 vjeçare tregonte këmbët e saj të tonifikuara në një palë pantallona të shkurtra që i kishte shoqëuar me një xhaketë ngjyrë kremi, teksa dilte nga restoranti Avra me të dashurin 48 vjeçar.

Ben shihej që i afrohej Jennifer në sediljen e pasme të mjeit luksoz Rolls Royce teksa aktorja e serialit “Hustlers” buzëqeshte e qeshte me komentet e tij.

Ben mbante veshur xhinse e një xhaketë sportive, teksa përpiqej të fshihte fytyrën nga kamerat.

Dy të dashuruarit e rikthyer shoqërohen prej prillit, pas pasi Lopez i dha fund fejesës me Alex Rodriguez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA