“Jena 1″/ Rama përshëndet nismën “Lundro dhe Pastro”: Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër

26/06/2021 22:01

“Lundro dhe Pastro” është një nisma që nisi sot nga autoritetet shqiptare dhe kosovare për mbajtjen pastër të mjedisit.

Gjithçka bëhet për t’i ofruar kështu turistëve dhe pushuesve një pamje më të plotë e të pastër të bukurive të të dyja vendeve.

Nisma është nga kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe kanë të njëjtin qëllim.

“ Jena 1

Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër. 

Forcat e ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës së bashku me vullnetarë, në një ditë pastrimi të tokës e ujërave të përbashkët, për të vijuar me bashkëpunime të tjera në mjedis e turizëm në të dyja anët e Bjeshkëve”, shkruan kryeministri.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel