“From the Sea to the City”, Veliaj takohet në Palermo me homologun Orlando

26/06/2021 11:58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando, gjatë një vizite që po zhvillon në vendin fqinj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj vlerëson homologun e tij për transformimin e qytetit të Palermos.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me Leoluca Orlando, Kryebashkiaku mitik i Palermos që transformoi qytetin e viteve ‘90 në histori suksesi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me shumë homologë të kryeqyteteve europiane ndodhet në Palermo për Forumin Ndërkombëtar “From the Sea to the City”, nga i cili synohet ndërtimi i një strategjie të përbashkët për migracionin dhe politikat e trajtimit të refugjatëve, një tjetër hap drejt ndryshimit të qëndrimit të Europës ndaj politikave të migracionit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel