E goditi makina në trotuar/ Ndërron jetë në spital 83 vjeçari që u aksidentua dje në Tiranë

26/06/2021 14:53

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, kalimtari i moshës 82-vjeç që u plagos rëndë gjatë një aksidenti automobilistik në Tiranë.

Mjekët thanë se i moshuari me inicialet Q.K nuk u mbijetoi plagëve të shkaktuara nga përplasja me automjetin që po udhëtonte me shpejtësi të lartë në afërsi të Shkollës Vasil Shanto.

I moshuari ka qenë duke kaluar si këmbësor tek vijat e bardha kur automjeti që drejtohej nga një 25 vjecar e ka përplasur atë fatalisht. Mbas aksidentit, policia arrestoi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor drejtuesin e mjetit, të cilit ju bë edhe kontrolli me drager por rezultoi se nuk ishte në ndikimin e alkoolit.

Top Channel