Danimarka mund Uellsin me 4 gola, pret fituesin e përballjes Holandë-Çeki

26/06/2021 20:20

Danimarka udhëheq përballjen me Uellsin që është e para e fazës së  1/8 të Europianit.

Kasper Dolberg ishte autori i golit të vetëm të shënuar në 45 minutat e para.

Sulmuesi, pasi lëvizi mirë në hyrje të zonës, shënjestroi cepin e portës dhe shtangu portierin e Uellsit.

Me fillimin e pjesës së dytë është sërish Dolberg i cili shënon edhe golin e dytë duke çuar shifrat e takimit në 2-0 në favor të Danezëve që e shohin veten me njërën këmbë në fazën tjetër të Europianit.

Në mbyllje të takimit Mahle shënon golin tretë, për t’i lënë radhën në fund Braituait në shtesë që të vulosë në 4-0.

Danezët do të presin fituesin e çiftit Holandë-Ceki që zhvillohet ditën e nesërme në Baku të Azerbaixhanit, për të mësuar se me kë do të përballen më tej.

 

Top Channel