Futbollisti Cristiano Ronaldo është një nga të paktët që zotëron orën më të shtrenjtë ‘Rolex” në histori.
Sulmuesi i Juventus, u shfaq në ceremonine e cmimeve “Dubai Globe Soccer Awards” në janar të vitit të kaluar teksa mbante në kyç një “Ice Master Rolex” e cila llogaritet të kushtojë rreth 450 mijë euro, e përbërë nga ari i bardhë 18 karat.
Përveç kësaj ora ka 30 diamantë të bardhë të përfshirë gjithashtu në të gjithë byzylykun dhe kornizën e saj.
Vetëm një numër i zgjedhur klientësh kanë orën e cila përshkruhet si ‘një shkrirje perfekte e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik’ nga Bob’s Watches .
Gjatë vitit të kaluar u zbulua nga “The Sun” se në 2020 Ronaldo ishte bërë miliarderi i parë i fushës së futbollit.
36-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet, sipas revistës “Forbes” ishte gjithashtu atleti me fitimin më të lartë pasi përmes rrjetit social “Instagram”.
Me një total prej mbi 400 milion ndjekësish në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe pagën dhe shpërblimin e tij vjetor 65 million dollarë në klubin aktual Juventus, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar të sporteve.
Ronaldo grumbulloi mbi 100 milionë euro të ardhura për vitin 2020, duke përfshirë rreth 40 milionë euro nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe bëri rreth 1 milion euro më shumë se rivali i tij i vjetër Messi .
Në 2021, kapiteni i Portugalisë humbi titullin e atletit më i paguar në planet pasi Conor McGregor u rendit në vend të parë.
Top Channel