Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa kanë rezultuar 3 raste të reja nga 3853 testime të kryera.

Dy raste janë në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë. Vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv, ndërsa aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (26 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore  3853

Testime totale  792,878

Raste pozitive  132,509

Raste të shëruara  129,982

Raste Aktive  71

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28

Shkodër 18

Lezhë  6

Durrës 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 2

Fier  1

Vlorë  1

Top Channel