Berati me landfill pa leje mjedisore/ Mbetjet hidhen direkt në tokë, nuk trajtohen dhe diferencohen

26/06/2021 15:09

Ky është vendepozitimi i ri i bashkisë Berat.

Edhe këtu mbetjet urbane grumbullohen të gjitha bashkë pa u ndarë në plastika nga mbetjet e tjera. Për depozitimin e mbetjeve urbane në vendepozitimin pa leje mjedisore bashkia paguan 70 mln lekë të vjetra. Ngritja e landfilleve nuk e pastron Shqipërinë nga plehrat. Trajtimi i mbetjeve urbane në impiate moderne do të eliminonte fushat me plehra.

-Kush merret me menaxhimin e mbetjeve urbane?

“Ne kemi kontraktuar një kompani private kemi lidhur një kontratë 5 vjecare 2019-2024 dhe e paguajmë 70 mln lekë të reja në vit”.

-Në landfillin e ri do të depozitohen vetëm mbetjet urbane të Bashkisë së Beratit?

“Po, për një afat 5 vjecare vetëm mbetjet e bashkisë së Beratit së bashki me Njësitë Administrative që ka afër”.

Edhe pse KE kërkon pastrimin e Shqipërisë nga plehrat, dhe dërgimin e tyre në pikat fundore pra trajtimin në incenerator, bashkia e Beratit kërkon t’i hedhë plehrat në fusha të reja.

Cili është vizioni i së ardhmes unë kam qenë në landfillet e tjera dhe kam parë që nuk plotësojnë asnjë kusht higjieno-sanitar?

Në kemi një projekt që të ndërtojmë një tjetër landfill, por kësaj herë të jetë rajonal.

Top Channel