Tentoi të vriste 42-vjeçarin me armë pas konfliktit për motive të dobëta, arrestohet pas më shumë se një viti arrati autori Një automjet tip Benz me targa AA 002 IR ka marrë flakë ditën e sotme në aksin e rrugës Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz.
Automjeti është braktisur menjëherë nga drejtuesi i tij, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet që të ketë marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka marrë nën kontroll situatën, pasi është djegur vetëm pjesa e motorit, kroskoti i saj.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:15, në aksin rrugor Fier-Patos, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel