Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier.

Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Punto”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 37 vjeç, banues në Patos pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 10.05.2021, e ka dënuar me dy muaj burg per veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa një 48-vjeçar është vënë nën pranga, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases U. P., 48 vjeçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA