Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Njësia Operacionale e Tiranës ‘zbarkon’ në autostradën Vlorë-Fier!

26/06/2021 11:11

Një ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën katër anëtarët e familjes Gushi, njësia operacionale e Tiranës ka zbarkuar në Vlorë, për të kryer kontrolle në autostradën Levan-Vlorë, ku edhe ndodhi aksidenti fatal.

Kontrollet me radarë kanë nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa deri më tani numërohen rreth 30 gjoba të vendosura për tejkalim të shpejtësisë.

Kujtojmë se, limiti i shpejtësisë në autostradën Levan-Vlorë është 110 km në orë, por kjo nuk ‘e ndaloi’ 22-vjeçarin, Igli Madani, që me automjetin e tij 100 mijë eurosh të ecte me shpejtësi skëterrë në rrugë, deri sa bëri gjëmën dhe shkaktoi vdekjen e katër personave.

Ashtu si 22 vjeçari apo bashkëmoshatarë të tij janë të paprekshëm! Ata, dhe të fortët mund të bëjnë çdo gjë në këtë vend, ndërsa arroganca e tyre i ka rrënjët te pandëshkueshmëria!

Nëse disa prej tyre do ndaloheshin, do penalizoheshin e burgoseshin, sot katër anëtarët e familjes nga Patosi do ishin gjallë!

Top Channel