18 trupa të bërë shoshë nga plumbat gjenden pas betejës së karteleve në veri të Meksikës (fotot)

26/06/2021 22:15

Trupat e mbushur më plumba të 18 burrave u gjetën në shtetin e Zacatecas pas një konfrontimi të dyshuar mes karteleve të drogës në veri të Meksikës, njoftuan autoritetet.

“Ishin 18 të vdekur, dhe konfrontimi kishte ndodhur në komunitetin San Juan Capistrano, në bashkinë e Valparaiso,” tha kreu i sigurisë së Zacatecas, Rocío Aguilar.

Ai shtoi se vdekjet në komunitetin e largët të Valparaiso erdhën si rezultat i konfrontimit mes  sulmuesve të dy karteleve më të fuqishme, Sinaloa e Jalisco.

Aguilar tha për rrjetin vendas Milenio TV, dhe beteja ka ndodhur në luftën për territoret e trafikut.

Dhuna e lidhur me trafikun e drogave drejt SHBA ka vrarë 300,000 njerëz në Meksikë që prej vitit 2006, megjithë përpjekjet e qeverisë me dislokimin e forcave federale ushtarake për fushatën që ajo quan “Lufta kundër drogave”.

Valparaiso është fqinj me shtetin meksikan Jalisco, bastioni i kartelit të fuqishëm ‘Jalisco Nueva Generacion’.

Autoritetet thonë se organizata ka nisur një betejë të dhunshme për të afrimuar emrin e saj dhe marrjen e kontrollit të rrugëve kryesore të trafikut të drogave.

Në skenën e masakres u gjetën gjithashtu tre automjete, një prej të cilave i djegur, is dhe një masë e madhe gëzhojash të kalibrave të ndryshëm, sipas Grupit Lokal të Koordinimit, që është përgjegjës për sigurinë ne Zacatecas.

Mediat vendase kanë raportuar prej fillimi të javës një seri shkëmbimesh zjarri, teksa të mërkurën trupat e dy oficerëve të policisë u gjetën të varur nga një urë në Zacatecas.

Aguilar tha se deri tani autoritetet nuk kanë zbuluar ndonjë lidhje mes masakrës së të mërkurës dhe betejës së përgjakshme në Valparaiso.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador pranoi dje problemet e siguisë në rajon por tha se  administrata po avancon në luftën kundër krimit.

“Shteti ka si detyrim të agrantojë paqen e sigurinë për të gjithë qytetarët”, tha Lopez Obrador në konferencën e tij të përditshme të mëngjesit.

Zacatecas dominohej më parë nga karteli Zetas, i cili tashmë po luftohet nga disa kartele të tjerë trafikut. Në luftë për territorin e trafikut në Zacatecas janë kartelet Sinaloa, Jalisco, Gulf, karteli i Verilindjes, si dhe elementë të mbetur nga Zetas.

FOTO GALERI
1/6
Trupat e mbushur më plumba të 18 burrave u gjetën në shtetin e Zacatecas pas një konfrontimi të dyshuar mes karteleve

Top Channel