Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri” ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në Lanë.

Policia e Tiranës njofton se mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar si pasojë shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel