Eduard Gushi, emigrant prej 2 vitesh në Greqi, u kthye në shtëpi bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Silvanën dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjeç, Anastasia dhe Eva.
Pas hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ata erdhën për të pushuar disa ditë në Vlorë, por ky fatkeqësisht ishte udhëtimi i fundit.
Makina e tyre, Toyota me targa greke është goditur me forcë të jashtëzakonshme nga një Audi me targa shqiptare, ndërsa udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë, pranë kripores. Nga goditja mjeti ka dalë nga rruga i shkatërruar tërësisht.
Dëshmitarët, policia e më pas ekipet e emergjencës e patën të vështirë të nxirrnin me radhë, të pajetë, të gjithë pjesëtarët e familjes Gushi. Në banesën e tyre në fshatin Dukas në Patos nuk banon askush.
Këto janë fotot e fundit të dy motrave të mitura. Foto e fundit e Eduardit me vajzën e tij të vogël.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit por dyshimi i parë është shpejtësia shumë e madhe e mjetit audi dhe humbja e kontrollit në atë pjesë të rrugës. Sipas policisë nga përplasja janë lënduar edhe tre të rinj që udhëtonin me mjetin audi. Edhe ata udhëtonin për të pushuar me Vlorë dhe janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Igli Madani drejtuesi i mjetit është arrestuar tashmë nga policia.
Shefi i repartit të reanimacionit, Edmon Breshani u shpreh se: Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë skaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dërmishje në pjesën e fytyrës.
Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë. Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koishientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë.
Në autostradën Fier-Vlorë kanë ndodhur disa aksidente të ngjashme, kur të rinj që udhëtojnë me shpejtësi shumë të madhe përplasen me automjete të parkuara në rrugë ose që ecin sipas normale të qarkullimit, sic ndodhi këtë të premte në orë 8 e 30.
Top Channel