Mbrëmjen e djeshme, truproja e Dan Bilzerian ‘mbretit të Instagramit’, Nikos Aravantinos, është sulmuar nga një grup prej 15 turistësh francez-algjerian në Greqi.
Incidenti ndodhi pranë një plazhi të njohur në Mykonos, ku truproja u thirr nga njerëzit nga hoteli për të ndërhyrë kur një grup prej 15 francez-algjerianësh që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijonin probleme.
Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte qytetarët dhe turistët e çmendur. Por ata që ishin më të tensionuar filluan ta sulmonin, duke hedhur gjithçka që gjetën para tyre.
Nga shishet me alkool, te gotat dhe objektet e mprehta. Disa, e sulmuan nga pas, duke e goditur me shkelma dhe grushte në të gjithë trupin. Për shkak të ashpërsisë së goditjeve, truproja ra në tokë i mbuluar me gjak dhe i ra të fikët.
Top Channel