Rekordi i të nxehtit 41.5 gradë/ Qyteti më i nxehtë në Shqipëri sot ishte Belshi

25/06/2021 15:06

Belshi shënon temperaturën më të lartë në vend, 41.5 gradë i pasuar nga Cerriku me 41.3 gradë Celsius.

I nxehti afrikan ka zbrazur qytetin turistik, jo vetëm nga turistët, por edhe banorët duket se evitojnë daljet e panevojshme në këtë situatë të pazakontë të motit.

E gjithë Shqipëria e mesme luhatet në të tilla temperatura ekstreme. Elbasani shënon 40.2 gradë ndërsa mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Top Channel