Pas takimit me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Kim paralajmëron: Askush nuk është mbi ligjin
25/06/2021 15:51
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumani.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim ka paralajmëruar të tjera rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit.
“U takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Kim në një postim në Twitter.
Top Channel