Një familje u shua/ Aurela Gaçe reagon pas aksidentit tragjik: Më kapi ankthi të dal në autostradë me fëmijët! Më zë tmerri se…

25/06/2021 14:11

Aksidenti tragjik, si pasojë e të cilit u shua një familje me 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat e mitura, ka shokuar mbarë opinionin publik.

Nga përplasja e fortë e një makinë tip “Audi” me një makinë tip “Toyota” mbetën të plagosur edhe tre të rinj nga Tirana, të cilët ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por do të dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, ku ndërsa thotë se tashmë e ka kapur ankthi të dalë në autostradë me fëmijët, shton gjithashtu se e zë tmerri në çdo kthesë a semafor, pikërisht sepse asnjëherë si dihet se me çfarë “të dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.

“Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë ,eshtë vrasje me dashje .

E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtësisë, është krim . 

Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.

Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.

U prehshin në paqe 4 engjëjt, ngushëllimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, shkruan Aurela Gaçe, në facebook.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA