Nigeri, numri i të vdekurve nga kolera rritet në 296

25/06/2021 09:16

Numri i të vdekurve në Nigeri nga shpërthimi i kolerës është rritur në 296, me shtatë persona tjerë që kanë humbur betejën e tyre kundër sëmundjes, tha një zyrtar shëndetësor.

Dr. Mohammed Kawu, ushtruesi i detyrës së Sekretariatit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, tha se 91 persona të tjerë u diagnostikuan me sëmundjen në kryeqytetin Abuja.

Kawu tha se dërgesa emergjente të ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore janë duke u kryer në zonat ku u zbulua sëmundja.

Në Nigeri, thuajse 11.000 njerëz janë diagnostikuar me kolerë që nga janari i këtij viti.

Mosarritja e nevojës për ujë të pastër dhe pamundësia për të kryer ndërhyrje të shpejtë dhe efektive mjekësore ka rritur rreziqet e epidemisë dhe vdekjes.

Epidemitë si malaria, poliomieliti, tifoja dhe lia e majmunëve janë të zakonshme në këtë vend.

Rreth 1,4 miliard njerëz janë në rrezik nga kolera globalisht, me 2,8 milionë raste dhe 91.000 vdekje të lidhura me të në vit.

Në Nigeri, kolera është një sëmundje endemike dhe sezonale, që ndodh çdo vit kryesisht gjatë sezonit të shirave dhe më shpesh në zona me kushte të këqija higjienike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA