Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, pasi në fshatin Lufaj, Mirditë është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. I arrestuari është Luka Luka, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij, Përparim Luka.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Mësohet se Përparim Luka, ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 23.04.2021, ka plagosur me qytën e armës shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për shtetasin L. U., dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” për shtetasin P. U.
Top Channel