Eskorta, mbrëmje luksoze dhe gaz qeshës/ Fazat e hetimit për skandalin e madh në Serie A, mbi 1.2 milion euro qarkullim financiar
Në çdo kompeticion madhor sic është kampionati Evropian studiohen dy anë të lojës së futbollit, ai sportiv dhe aspektet tekniko taktike të skuadrave dhe ajo financiare e sidomos vlera e futbollistëve.
Tashmë dihet që evente të tilla i Euro 2020 janë skena më e mirë e futbollistëve, sidomos atyre që kërkojnë të transferohen në skuadra të tjera, që të rrisin vlerën e kartonit të tyre. Për edicionin e këtij viti, është bërë një studim në lidhje me vlerën e futbollistëve dhe këtë e ka bërë prestigjiozja KPMG Football Benchmark.
Sipas kësaj agjencie, 10 futbollistët më të shtrenjtë kanë një vlerë totale prej 1 miliard e 189 milionë Euro. Futbollisti 22-vjeçar francez Mbappe rezulton futbollisti më i kushtueshëm i këtij evropiani me një vlerë prej 189 milionë Euro i ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga futbollistët e përfaqësueses angleze Harry Kane me 127 milionë Euro dhe Marcus Rashford me 121 milionë.
Klasifikimi vijon me një tjetër lojtar të Anglisë, Raheem Sterling i ndjekur nga Kevin De Bruyne, Bruno Fernandes, Jadon Sancho, Romelu Lukaku. Klasifikimin e 10 futbollistëve më të kushtueshëm e plotësojnë Frenkie De Jong dhe Joshua Kimmich respektivisht me vlerë 100 dhe 93 milionë.
Top Channel