I vunë tritol në banesë para 2 vitesh, sot i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë/ Viktima është vëllai i Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares

25/06/2021 12:55
Saimir Taullau

Albert Taullau, 60-vjecari që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës në Lushnje është vëllai i Saimir Taullaut.

“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Rreth 2 vite më parë, atij iu vu tritol në banesë dhe nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Kush është Saimir Taullau

Saimir Taullau, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane është arrestuar në nëntor të vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut për trafikim të lëndëve narkotike.

Personit në fjalë iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL-ja për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Duhet thënë se Taullau figuron nga Policia e Shtetit si një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Familja e tij njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, në sheshin kryesor të Lushnjës, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare u vra vëllai i tij, Baki Taullau dhe Saimiri ishte dëshmitar në gjyq, ku akuzoi si autorë të vrasjes, pjesëtarët e grupit të Bares.

Taullau dyshohet se është pjesë e  bandës së Artur Dajës, rivale me atë të Aldo Bares, ku mes tyre konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.

Top Channel