Elbasan/ Vinin baste sportive përmes telefonit, procedohen penalisht 6 persona, mes tyre edhe pronarë biznesesh

25/06/2021 13:29

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 6 persona, pasi janë konstatuar se vinin baste sportive përmes telefonave. Policia njofton se mes të proceduarve janë edhe pronarë biznesesh.

Akuzat që rendojnë mbi të proceduarit janë “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Të proceduarit janë: Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

R.C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

A.Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

K.P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Raportohet nga policia se kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Top Channel