Egjipti bëhet forca ajrore më e frikshme e Afrikës me 17 gjuajtësit e rinj Su-35

25/06/2021 21:54

Një numër burimesh raportojnë se Egjipti ka marrë në dorëzim nga Rusia 17 avionë të rinj gjuajtës të rëndë Su-35.

Vendi afrikano-verior kishte porositur 24-26 gjuajtësit në fund të 2018, dhe marrëveshja ishte njoftuar në mars të vitit pasardhës, që e bënte Egjiptin klientin e dytë më të madh të këtij tipi avioni pas Kinës.

Su-35 është një mjet i dizenjuar për superioritet ajror dhe rrjedh nga modifikimet e gjuajtësit rus të kohës së Luftës së Ftohtë, Su-27.

Mjeti ka hyrë në shërbim në 2014, dhe vlerësohet për orientimin situacional prej radarit të tij kryesor Irbis-E, për misionet e rangut të largët dhe tipet e avancuara të municioneve.

Su-35 është një nga tre pasardhësit e Su-27 aktualisht në prodhim në Rusi dhe burimet shprehin besim se mund të matet me avionë të gjeneratës së pestë si amerikani anti-radar F-22 Raptor.

Egjipti besohet se ka brë disa tentativa për marjen e gjuajtësve të performacës së lartë nga SHBA prej dekadash por i jane mohuar jo vetëm tipe të reja, por dhe municione për tipet e tij të vjetra amerikane si F-16.

Kjo prej përmbysjes së qeverisë pro-perëndimore në vitin 2013 që solli dhe zhvendosje nga aramtimet amerikane e në veçanti avionët gjuajtës. Vendi menjëherë bleu gjuajtësit MiG-29M dhe sistemet raketore S-300V4 e BuK-M2 nga Rusia.

Blerjet e Su-35 vijnë në vazhdim të këti motivi , teksa vendi ka berë porosi për të tjerë gjuajtës MiG-29M e MiG-35.
Su-35 konsiderohet si avioni më i aftë në Afrikë apo në botën arabe, edhe pse raportimet thonë se fqinji i tj i madh Algjeria ka porositur gjuajtësit e fundit rusë anti-radar Su-57.

FOTO GALERI
1/5
Su-35 egjiptian

Top Channel