Danimaka është shteti i radhës në Bashkimin Europian, që heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria.

Qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, të bërë 72 orët e fundit, testin serologjik ku vërtetojnë se kanë kaluar koronavirusin ose certifikatën e vaksinës.

Por, thekson se pranon vetëm vaksinat e miratuara nga EMA, pra Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, duke përjashtuar Sputnik V dhe Sinopfarm, me të cilën është vaksinuar shumica e popullsisë në vendin tonë.

Ndërkohë, në një njoftim të bërë nga Aeroporti Kombëtar “Nënë Tereza” sqarohet se nuk duhet test Covid-i për:
1) Pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid 19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit

Ndërkohë, sot, më në fund u zgjidh ngërçi edhe me Greqinë. Pas ndërhyrjes së ambasadores shqiptare në shtetin fqinj, Luela Hajdaraga, tashmë lejohet që autobusët të kalojnë në doganë, duke shmangur një krizë të ngjashme me atë të një viti më parë në kufi, ku mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar në temperatura mbi 40 gradë për shkak të masave Covid të vendosura nga qeveria greke.

Top Channel