Derek Chauvin dënohet me mbi 22 vjet burg për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd

25/06/2021 22:34

Ish-oficeri amerikan i policisë, Derek Chauvin i dënuar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd në Minneapolis në maj të vitit 2020, është dënuar me 22 vjet e gjashtë muaj burg.

Sipas BBC, George Floyd, 48-vjeçar, vdiq pasi Chauvin ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, jashtë një dyqani, ku ai kishte blerë cigare.

Vrasja e tij shkaktoi protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Top Channel