Një këputje kabulli në rrjetin elektrik ka bërë që disa zona në qytetin e Sarandës të ngelin pa nergji, mbrëmjen e sotme.

Për shkak të një avarie në linjën 35 kV Bistrica 1 – Bistrica 2, të kompanisë KURUM Internanational sh.a (keputje përcjellësi), kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Saranda 1, Delvinë Livadhja dhe Bunec, njofton OSHEE.

Pa energji janë aktualisht:
Sarandë, Çuke, Metoq, Gjashtë, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, zona të Delvinës,
Livadhja, Konispol, Bistricë, Muzine, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, etj.

Ndërsa qyteti i Sarandës furnizohet nga fiderat 20 kV dhe nuk është prekur nga avaria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA