Arrestohen babë e bir në Sarandë, tentuan të kultivonin kanabis në pronë publike
25/06/2021 13:02
Dy persona, babë e bir janë vënë nën prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në një pronë publike.
Si rezultat i kontrollit të territorit blutë kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.
“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve: Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Top Channel