Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Ruçi shpreh ngushëllimet: Parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve dhe rregullave të qarkullimit!

25/06/2021 15:16

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen aksidentale nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi.

“Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Parosit dhe të gjithë ne. U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë.

U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!”, shkruan  Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Top Channel