Temperaturat e larta kanë mbërthyer edhe qytetin e Lezhës. Lëvizjet nga ana e qytetarëve janë reduktuar ndjeshëm, duket se po i respektojnë më së miri këshillat e dhëna nga mjekët.

Të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga këto temperatura të pazakonta në këtë periudhë. Ata të cilët sot i shikon në rrugë kanë dalë për të kryer ndonjë punë urgjente dhe për tu kthyer në shtëpi.

Qytetarët lezhjanë në fakt kanë bregdetin afër si alternativë më të mirë për tu freskuar. Temperaturat e larta do të japin një impakt mjaft pozitiv vetëm në turizëm ku këtë fundjavë i gjithë Shëngjini është i prenotuar nga pushues nga mbarë vendi.

 

Top Channel