Tiranë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre një që kundërshtoi me dhunë policin

24/06/2021 15:14

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.  

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Z.P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel