Studentët impresionohen nga Landfilli i Sharrës: Imagjinonim një mal me plehra

24/06/2021 15:10

Në landfillin e Sharrës studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët ndjekin studimet master për “Menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat  e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill.

Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Edmond Zeneli, tha se gjatë inspektimit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve janë të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia e përdorur, e cila është në përputhje të direktivave evropiane.

“Jemi të kënaqur dhe të impresionuar, ka një ndryshim katërcipërisht për mirë. Jemi të kënaqur që shikojmë në qytetin e Tiranës, në kryeqytetin tonë ato teknologji, ato mënyra të trajtimit të mbetjeve të ngurta urbaneve sipas direktivave evropiane që janë në fuqi edhe sot”, u shpreh Edmond Zeneli, Pedagog i Trajtimit dhe Asgjësimit të Mbetjeve.

“Përfunduam itinerarin tonë në një përshtypje shumë të mrekullueshme. Nuk e dinim që ishte kaq mirë dhe pamë që edhe landfilli dhe pjesa ku depozitoheshin mbetjet më përpara po rregullohen akoma më fund”, tha studentja, Aldona Jaku, Studente master, Menaxhim Energjie

Një tjetër grup studentësh dhe pedagogësh që bënë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të kryeqytetit, pjesë të studimeve të tyre ishte dhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energji të rinovueshme”, i cili realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Hohenheim në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë.

Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti midis dy universiteteve, ndryshimet e realizuara nga shoqëria koncesionare Integrated Energy në Sharrë janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.

“Për atë ne çka pamë këtu, duke e krahasuar përpara dy vitesh, gjithçka është ndryshuar. Për vetëm faktin, jo vetëm gjelbërim i mëtejshëm i zonës, por edhe ringritja e liqeneve, apo rifillimi i një landfilli të ri për të ndarjen e mbetjeve, që do të funksionojë, në mënyrë shumë të diferencuar bazuar në llojin e mbetjeve që do të trajtohen në landfille”, shprehet  Prof.assoc Lirika Kupe, i Fakultetit të Bujqësisë edhe Mjedisit.

“Ishte një ndryshim vërtetë mjaft i madh, nga ajo që kemi parë më përpara nga vendgrumbullimi i pa organizuar, duke parë që edhe ndotja ka qenë më e madhe. Shikojmë që vërtet që investimet po zgjerohen dhe vazhdojmë akoma dhe duke parë edhe mënyrën e ndarjes së mbeturinave”, tha studenti Kristian Cani.

Ndërsa Megi Ahmati, studente për Master Shkencor  “Energji e Rinovueshme” u shpreh se “sinqerisht, ishte hera e parë unë vij këtu në Sharrë, e kishte imagjinuar plotësisht krejt ndryshe, me një grumbullim shumë të madh mbeturinash, por jo ishte goxha e pastër”.

Administratorja e shoqërisë IEBV theksoi se bashkëpunimi me universitetet është i hapur dhe thelbësor “Shoqëritë e mëdha kanë nevojë për profesionistë për punën e tyre, kështu që mendoj se të gjithë duhet të investojmë në këtë pjesë”, tha Ariola Kodra, Administratore IEBV-së.

Shoqëria koncesionare IEBV lider në trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018 menaxhon dhe trajton mbetjet e ngurta me standardet më të larta evropiane në qarkun e Tiranës.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA