Po bën shumë vapë. Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë gjithë vendin e në disa zona termometri shënon mbi 40 gradë celsius. Po çfarë këshillojnë mjekët dhe çfarë thonë vetë qytetarët në lidhje më përballimin e këtij të nxehti?

Entela Labaj: Më të rrezikuarit në këtë periudhë janë të moshuarit, të sëmurët kardiovaskularë, diabetikët, astmatikët, të sëmurët mendorë, fëmijët e vegjël dhe jo vetëm, si dhe gratë shtatzëna.

Nuk rekomandohet dalje nga fasha orare 11 deri në orën 17. Gjithsecili të mbajë një shishe me ujë, kapele, syze. Përdorni sa më shumë lëngje, dieta të jetë e pasur me fruta dhe zarzavate. Temperatura e ambientit të dhomës, apo shtëpisë të jetë tek 25-27 gradë.

Qytetarët: I kam marrë të gjitha masat, kam kapelen, syzet, shishen e ujit. Na mbyti vapa. Të pimë sa  më shumë ujë dhe lëngje. Nuk dal në këtë orar, por sot kisha punë që duhej t’i kryeja.

“Unë nuk rri dot pa bërë xhiro me bicikletë. I rezistoj vapës”, thotë një fëmijë.

Kemi dalë se morëm pensionin. Shishen e ujit e kam gjithmonë me vete.

Unë jam veshur me gjera të pambukta. Eci nëpër hije. Na trullosi vapa. Edhe kondicioneri na ftoh, nuk po gjejmë rehat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA