Po tentonte të kultivonte kanabis, arrestohet 35-vjeçari në Mamurras, ja çfarë i gjeti policia në banesë

24/06/2021 10:14

Një person është vënë nën pranga në Lezhë për kultivim të bimëve narkotike.

Pas kontrollit të strukturave policore në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, ish reparte ushtarake, në vendin e quajtur “Marvalak”, Mamurras, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi Xhan Kaçi, 35 vjeç, banues në Mamurras, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel