Një aksident ka ndodhur në aksin Maqellarë – Dogana e Bllatës, ku një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me shkallët e një dyqani në anë të rrugës dhe është përmbysur. Nga aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i tij, i cili po udhëtonte i vetëm.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit shtetasi Xhahit Tifekçiu ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shkallët e dyqanit dhe është përmbysur.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me disa plagë të lehta. Drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel