Diplomohen maturantët, festa e përfundimit të studimeve. Tani nisin ethet e Universitetit

24/06/2021 15:16

480 maturantë të gjimnazit “Sami Frashëri” u diplomuan duke mbyllur një cikël të vështirë 3 vjeçar.

Kjo veçanërisht për këtë shkollë, që pësoi si goditjen nga tërmeti i nëntorit të 2019-tës, që dëmtoi dhe më pas çoi në shembjen e godinës, ashtu edhe nga pandemia.

Maturantët: Është një ditë kaq e bukur e ngarkuar me emocione për mua. Madje familja kishte më shumë emocione sesa unë.

Do studioj jashtë drejtësi për të dhënë më pas kontributin në anëtarësimin e vendit në BE.

Më pëlqen shumë Infermieria, dhe të punoj në vendin tim.

Unë kam marrë dy dhjeta deri tani në provimet e maturës.

Mbrëmjen e maturës do ta realizojmë sipas rregullave anticovid.

U përlota sepse kam kaq kujtime nga gjimnaze, megjithëse iku shpejt dhe mes sfidash.

Unë kam bërë praktikë 1 mujore tek Departamenti i Lajmeve në Top Channel. Doja të rikthehesha tek ju më i kualifikuar.

Ja dolëm!

Jemi e vetmja shkollë që kemi himnin tonë.

Prej këtu do të marrin krahë ëndrrat e këtyre të rinjve në rrugën e gjatë të dijes dhe të jetës.

Top Channel