Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen ‘Partizani, ku një automjet tip ‘Audi’, në pronësi të shtetases B. T. ka marrë flakë.

“Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel