Aplikonin lojërat e fatit online, procedohen penalisht dy persona në Berat

24/06/2021 10:54
Foto ilustruese

Dy persona janë proceduar penalisht në Berat, pasi aplikonin lojërat e fatit online nëpërmjet telefonit.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat u proceduan penalisht shtetasit A. K., 37 vjeç dhe S. H., 40 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel