I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin shënon temperatura rekord në Elbasan. Termometri i ka kaluar 40 grade ndërsa problemi më i madh është për të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës.

Vetëm në orët e paradites dhe pasdite vonë qytetaret dalin nga shtëpitë. Edhe pse jo çdokush ka fatin të qëndrojë në shtëpi apo të ketë kushtet e përshtatshme për të përballuar temperatura të tilla.

Gjithsesi mjekët këshillojnë evitoni oraret e pikut dhe konsumoni sa me shumë lëngje.

Top Channel